Rrahen mes vete tre persona në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete tre persona në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Më: 12 maj 2023 Në ora: 10:00
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë që të tre kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fushë Kosovë 11.05.2023 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat