Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet një person në Deçan

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet një person në Deçan

Më: 13 maj 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmonte me thikë një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, rreth orës 15:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mos marrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar në një aksident trafiku ku i dyshuari kishte tentuar ta sulmonte viktimën me një thikë. Të lënduar nuk ka pasur.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat