Djali në Fushë Kosovë e rrah me shuplaka babain e tij, 66-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Djali në Fushë Kosovë e rrah me shuplaka babain e tij, 66-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 66-vjeçar.

Mësohet se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 43-vjeçari e ka goditur me shuplaka derisa është rrëzuar përtokë.

Përballë kësaj situate, ai ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, për shkak të shqetësimit dhe frikës që ia ka shkaktuar djali i tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti si ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat