​Grabitje në Mitrovicë, arrestohen katër persona të dyshuar

Kronikë e zezë

​Grabitje në Mitrovicë, arrestohen katër persona të dyshuar

Më: 16 maj 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, në Mitrovicë.

Personat e arrestuar dyshohet të kenë grabitur një shumë të parave në më 29 prill në rrugën “Hasan Prishtina”.

“Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, janë realizuar edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme lidhur me veprën penale grabitje. Gjatë kontrollit në tri lokacione është gjetur dhe është konfiskuar edhe substancë e dyshuar narkotike”, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të rastit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat