Kanoset polici në stacion policor në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kanoset polici në stacion policor në Prishtinë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë ka ndodhur një kanosje.

Një i dyshuar, derisa ka qenë në stacion policor, ka kanosur një zyrtar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.

I njëjti, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat