Aksioni kundër fajdes, Gjykata e Ferizajt merr vendim ndaj 4 të dyshuarve

Kronikë e zezë

Aksioni kundër fajdes, Gjykata e Ferizajt merr vendim ndaj 4 të dyshuarve

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka caktuar nga një muaj paraburgim katër personave të dyshuar, lidhur me aksionin e djeshëm kundër fajdes.

Gjykata njofton se  “B.M., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

A.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; veprës penale në bashkëkryerje detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31; veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

B.K., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

A.M., i dyshuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjykata njofton se në këtë rast ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat