Lëndohet një punëtor në Ferizaj, e zënë skelet e një objekti banesor

Kronikë e zezë

Lëndohet një punëtor në Ferizaj, e zënë skelet e një objekti banesor

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:46
Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime pasi e kanë zënë disa skele nga një objekt banesor në Ferizaj.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa punonjësit tjerë duken ende në vendin e punës.

Lidhur me rastin, Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj, konfirmoi se i njëjti pas ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Po iu konfirmoj se një person, punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat