Vrasje në tentativë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Ferizaj

Më: 21 maj 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia ka informuar për një vrasje në tentativë që ka ndodhur dje në Ferizaj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë ne veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër nga e cila një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë.”, ka bërë të ditur Policia.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat