Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:28
Gjoba

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse me dënim 500 euro, 5 pikë negative, një vit masë mbrojtëse dhe heqje e patentë shoferit ndaj ngasësit 25 vjeçar.

I cili me veturë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka bërë tejkalimin e shpejtësisë – në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h.

Policia po ashtu apelon te qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.

Të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat