Rrihen mes vete, arrestohet zyrtari policor dhe qytetari

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete, arrestohet zyrtari policor dhe qytetari

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:36
Ilustrim

Është arrestuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, zyrtar i stafit civil si dhe një qytetar pasi janë përfshirë në një rrahje në Gjakovë, raporton teve.1info

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes komunikatës për medie, se pjesëtari i policisë ishte pa autorizime policore dhe jashtë detyrës zyrtare.

Dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve, ndërsa rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.

IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore dhe jashtë detyrës zyrtare)”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së kanë siguruar edhe pamje në vendin e ngjarjes nga një lokal afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat