Jashtëligjshëm kryente shërbime laboratorike në Vushtrri – pronari në arrati

Kronikë e zezë

Jashtëligjshëm kryente shërbime laboratorike në Vushtrri – pronari në arrati

Më: 25 maj 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi për të cilin dyshohet se jashtëligjshëm ka kryer shërbime laboratorike në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti ka kryer shërbime laboratorike, përkundër vërejtjeve nga inspektorati shëndetësor.

“Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit te shtetit, është iniciuar procedurë hetimore ndaj te dyshuarit mashkull kosovar (pronar i një laboratori privat i licencuar) nën dyshimin se (edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27.04.2023, ne këtë laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor.

I dyshuari në kërkim policor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat