Arrestohen tre sirianë që shkrepën armët ndaj Policisë së Kosovës

Kronikë e zezë

Arrestohen tre sirianë që shkrepën armët ndaj Policisë së Kosovës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Media sot ka raportuar për një rast që ka ndodhur në zonën kufitare në afërsi të Vërmicës.

Policia e Kosovës ka pranuar sot një informatë nga Policia e Shtetit në Shqipëri se disa persona kanë tentuar të futen në Kosovë në vijën kufitare në mënyrë ilegale.

Burime bëjnë të ditur se me të marrë informatën, Policia e Kosovës ka nisur aksionin ku ka hasur në katër sirian të cilët kanë qenë të armatosur.

Madje të njëjtit kanë shkrepur edhe armët në drejtim të Policisë.

Pas mobilizimit të Policisë së Kosovës është arritur arrestimi i tre sirianëve të përfshirë në rast, ndërsa një tjetër është ende në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat