Rrihen mes vete nxënësit e shkollës fillore në Gjakovë, ftohet policia

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete nxënësit e shkollës fillore në Gjakovë, ftohet policia

Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:02
Ilustrim

Dy nxënës të shkollës fillore janë rrahur mes vete në një shkollë n fshatin Cërmjan të Gjakovës.

Sipas njoftimit të Policisë, për rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Cërmjan, Gjakovë 25.05.2023 – 11:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të mitur nxënës të shkollës fillore janë përfshirë në rrahje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat