Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia iu gjen substancë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia iu gjen substancë narkotike

Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia dje në Prishtinë.

Kjo, pasi që tek njëri i dyshuar dyshuar është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa tek tjetri i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Njoftimi i Policisë:

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 25.05.2023 – 19:48. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek njëri i dyshuar është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa tek tjetri i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në  procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat