Arrestohen tre të dyshuarit për vjedhjen e materialeve në një kompani në vlerë rreth 600 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuarit për vjedhjen e materialeve në një kompani në vlerë rreth 600 mijë euro

Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar tre të dyshuar për Vjedhje të Rëndë dhe Keqpërdorim të besimit.

“Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, të dyshuarit më datë 18.05.2023, rreth orës 21:00, nga një kompani biznesi në fshatin Llapnasellë, dyshohet të kenë vjedhur materiale specifike si dhe pajisje të caktuara, vlerat e përgjithshme e të cilave sipas denoncuesit arrin rreth gjashtëqind mijë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.

Të dyshuarit në këtë rast sipas policisë janë: M. 29 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, M. D. 34 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, G. D. 29 vjeç, femër, shtetase e republikës së Kosovës.

Sipas policisë, operacioni është përcjellë edhe me bastisjen e disa lokacioneve, ndërkaq të dyshuarit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat