​Policia arreston një pejan për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

​Policia arreston një pejan për posedim të substancave narkotike

Më: 26 maj 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Qamil Morina” në Pejë.

Sipas Policisë, të dyshuarit i është gjetur edhe një mulli për bluarje të substancës narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që iu është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje të substancës narkotike dhe një brisk”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh.

Me rekomandim të Prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat