14-vjeçarja nga Podujeva ik nga shtëpia dhe shkon të bashkëjetojë me të dashurin e saj, vëllai njofton Policinë

Kronikë e zezë

14-vjeçarja nga Podujeva ik nga shtëpia dhe shkon të bashkëjetojë me të dashurin e saj, vëllai njofton Policinë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave rritur.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Kaçybeg të Podujevës, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vëllai i 14-vjeçares ka raportuar rastin në organet e hetuesisë, ku ka deklaruar se dyshon që e mitura ka shkuar për të bashkëjetuar me të dashurin e saj në Vushtrri.

Gjatë ditës së djeshme, e mitura është kthyer në shtëpinë e saj dhe më pas në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe e njëjta është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të intervistohet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat