Automjetet e policisë dje u sulmuan me gurë në Zveçan, një polic i lënduar

Kronikë e zezë

Automjetet e policisë dje u sulmuan me gurë në Zveçan, një polic i lënduar

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 09:45
Policia

Ditën e djeshme gjatë protestës në Zveçan janë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të automjteve të policisë. Si pasojë e këtyre veprimeve, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Në raportin e policisë bëhet e ditur hapja e dy rasteve, teksa nuk është arrestuar asnjë person.

“Zveçan 31.05.2023 – 14:20. Raportohet se zyrtarët policorë, derisa kanë qenë duke patrulluar, janë sulmuar me gurë nga persona të panjohur, si pasojë iu është dëmtuar automjeti zyrtar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa, në rastin e dytë lëndime trupore ka pësuar një polic.

“Zveçan 31.05.2023 – 18:58. Dy njësi policore derisa kanë qenë duke lëvizur me vetura zyrtare, njëra veturë është sulmuar me mjete të forta nga persona të pa njohur. Si pasojë, lëndime ka pësuar zyrtari policor dhe është dëmtuar vetura zyrtare. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat