Nxënësi i çon mesazh drejtorit të shkollës në Prizren, kërcënon se do t’i vras nxënësit

Kronikë e zezë

Nxënësi i çon mesazh drejtorit të shkollës në Prizren, kërcënon se do t’i vras nxënësit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë së martes në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren.

Drejtori i kësaj shkolle ka raportuar në polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga një nxënës.

Lajmi u konfirmua nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se nxënësi i ka shkruar disa mesazhe drejtorit se e ka bërë një listë të nxënësve që do t’i vras.

I mituri ka kanosur nëpërmjet WhatsApp. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin”, tha Bytyqi për Klankosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat