Një person sulmon një polic në Fushë-Kosovë, arrestohet e më pas lirohet

Kronikë e zezë

Një person sulmon një polic në Fushë-Kosovë, arrestohet e më pas lirohet

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar disa nga fqinjët e tij në një përleshje.

Madje, i dyshuari pas përleshjes kishte sulmuar edhe një zyrtar policor, dje në Fushë-Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar, derisa i dyshuari pas intervistimit dhe me konsultimin e prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti në Policinë e Kosovës është iniciuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR -Fushë Kosovë 02.06.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij dhe po ashtu  ka sulmuar edhe  zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat