Nëna ushtron dhunë ndaj foshnjës së saj, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

Nëna ushtron dhunë ndaj foshnjës së saj, arrestohet nga Policia

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 10:23
Ilustrim

Arrestohet një grua për keqtrajtim dhe ushtrim të dhunës ndaj foshnjës së saj.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se fëmija është strehuar në një strehimore familjare.

Derisa nënë në fjalë, është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë 02.06.2023 – 08:20. Keqtrajtim apo braktisje e foshnjës. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat