Digjet një shtëpi në Krushevë të Klinës, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Krushevë të Klinës, lëndohen katër persona

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 10:30
Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e zjarrit që ka kapluar katin e dytë të një shtëpie në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ku më pas të njëjtit janë liruar për në shtëpi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, dhe raportohet se Policia ende është duke vazhduar hetimet.

“Fsh. Krushëve e Madhe, Klinë 02.06.2023 – 20:50. Raportohet se kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit anë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat