Arrestohen dy serb në Leposaviq – u rrahën mes vete

Kronikë e zezë

Arrestohen dy serb në Leposaviq – u rrahën mes vete

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Dy shtetas serb janë arrestuar në Leposaviq, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta truporë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit  dërgohet në mbajtje kurse i dyshuari tjetër lirohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat