​Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

​Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 16:12
Policia

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri ku njëra prej tyre ishte përdorur në një rast në Mramor ndërsa tjetra në një tentim vrasje në Podujevë.

Lidhur me këtë, disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë inicuar raste për posedim dhe përdorim të armës.

Ndërsa janë identifikuar tri lokacione.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste (Mramor-gjuajtje me armë, dhe Podujevë-tentim vrasje)”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat