Gjeti kuletën me para në rrugë, e dorëzon në polici

Kronikë e zezë

Gjeti kuletën me para në rrugë, e dorëzon në polici

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një qytetar në Lipjan ka gjetur një portofol në rrugë, në të cilën kishte një shumë me para dhe dokumente personale dhe të njëjtën e ka dorëzuar në polici.

Sipas policisë paratë dhe dokumentet i janë kthyer pronarit.

“Qytetarët vazhdojnë ta kenë policinë adresë të parë.

Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol (të gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat