Drenas: E moshuara vdiq pasi u godit nga vetura

Kronikë e zezë

Drenas: E moshuara vdiq pasi u godit nga vetura

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Një grua e moshuar e ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Ajo ishte dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

E moshuara vdiq në orët e para të ditës së marte.

Rastin e konfirmoi  drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla.

“Ajo ka pësuar politraumë të rëndë. Ka vdekur rreth orës 01:45”, tha Syla.

Ndërkaq ceremonia e varrimit të saj u bë sot në ora 18:30, në varrezat e fshatit Shtrubullovë.

Lajmin e dhanë familjarët përmes rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat