I kishte lënë çelësat në të, hajnat ia vjedhin prizrenasit veturën në oborr të shtëpisë

Kronikë e zezë

I kishte lënë çelësat në të, hajnat ia vjedhin prizrenasit veturën në oborr të shtëpisë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në fshatin Zhur të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.

Media mëson se 38-vjeçari ka raportuar se veturën e kishte të parkuar në oborrin e tij dhe brenda saj kishte lënë çelësat e veturës dhe të gjithë dokumentacionin.

Përpos kësaj, hajnat dyshohet se i kanë dëmtuar edhe gomat e dy veturave tjera që ndodheshin në oborr.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat