Paratë i mori dhe më pas u zhduk, pejani i njohur për mashtrim përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Paratë i mori dhe më pas u zhduk, pejani i njohur për mashtrim përfundon në pranga

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Rastet e mashtrimit me shuma të mëdha parash nuk janë të rralla. Shumë herë kosovarët përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë pasi bien pre e rasteve të tilla, që iu shkaktojnë humbje.

Kështu ka ndodhur së fundi në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se ia ka marrë disa para një qytetari me premtimin se do ia sigurojë një veturë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 200 euro, të cilat i dyshuari i ka marrë dhe premtimin e dhënë s’e ka realizuar asnjëherë.

Si rezultat i kësaj, viktima ka vendosur që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke rrëfyer gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është recidivist i veprave të mashtrimit dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat