Arrestohen tre persona në Drenas, theren me thikë dy meshkuj

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Drenas, theren me thikë dy meshkuj

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar tre persona në Drenas, nën dyshimin se e kanë therur me thikë dy persona të tjerë.

Viktimat janë dërguar për tretman, ndërsa të arrestuar në mbajtje.

Ndërsa, rasti është cilësuar si ‘Vrasje në Tentativë’.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë.

Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat