Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet

Kronikë e zezë

Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:09
Policia e Kosoves

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.

Sipas njoftimit, një grua ka raportuar se në periudhën kohore 2020-2023, një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Ferizaj 2020 – 2023.

Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin policor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat