Zveçan, sulmohen dy persona brenda veturës me shufra metalike

Kronikë e zezë

Zveçan, sulmohen dy persona brenda veturës me shufra metalike

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Të martën në Zveçan, dy persona janë sulmuar me shufra metalike dhe shkopa bejsbolli sa kanë qenë brenda në veturë.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinjë bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës”.

“Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar”.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Po të njëjtën ditë, në Mitrovicën e Veriut, dy të dyshuar e kanë sulmuar po ashtu një viktimën kosovare.

“Raportohet se persona të dyshuar  e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin rasti vazhdon  në procedurë hetimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat