Arrestohet një person në Prizren nën dyshimet për narkotikë e armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren nën dyshimet për narkotikë e armë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e policisë thuhet se sot njësitë policore nga Drejtoria për njësitë policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Prizren nën asistencë të NjRSh-së dhe Njësisë së Forenzikës, pas një pune intensive hetimore disamujore, me urdhër-kontrollin nga gjykata kompetente, kanë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Në këto lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar provat materiale një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë:

10 gramë, dy rollne, dy mulli për bluarje, një pako me rizlla, një pushkë ajrore, një kuti metali me fishekë, një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë, një peshore digjitale, një palë gërshërë dhe foli najloni, një DVR, një motoçikletë, një telefon mobil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat