“E paftyrë, laje ftyrën me sapun”/ Telashe mes çiftit në Skenderaj, gruaja e çon burrin në Polici

Kronikë e zezë

“E paftyrë, laje ftyrën me sapun”/ Telashe mes çiftit në Skenderaj, gruaja e çon burrin në Polici

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Burojë, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Media mëson se mes tyre ka pasur konflikt verbal i përcjellë me ofendime e të shara mes vete. Bazuar në dëshminë e 28-vjeçares, i shoqi e ka ofenduar duke e quajtur të pafytyrë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat