14-vjeçari dërgohet në mbajtje pasi dyshohet se theri me thikë 15-vjeçarin

Kronikë

14-vjeçari dërgohet në mbajtje pasi dyshohet se theri me thikë 15-vjeçarin

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

I mituri 14-vjeçar është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka ther me thikë një 15-vjeçar në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se, sipas dëshmisë së të dyshuarit, gjithçka ka ndodhur pa dashje.

“Sipas të dyshuarit i njëjti e ka qëlluar pa dashje me thikë viktimën derisa ishin duke luajtur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat