Gjakovarja kërkon ndihmë: E denoncon burrin e varur nga alkooli, por thotë se s’ndihet e rrezikuar

Kronikë e zezë

Gjakovarja kërkon ndihmë: E denoncon burrin e varur nga alkooli, por thotë se s’ndihet e rrezikuar

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua 49-vjeçare në Gjakovë, e cila e ka raportuar bashkëshortin, për problemet që dyshohet se ia ka shkaktuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në deklaratën e viktimës, çifti në vazhdimësi kanë pasur konflikte verbale, pasi burri dyshohet se është i varur nga alkooli dhe për pasojë i shkakton në vazhdimësi telashe.

Posa rasti është denoncuar në Polici, viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë versionet e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Viktima ndonëse ka treguar se ka pasur dhunë, ajo ka deklaruar se nuk ndihet në rrezik dhe dëshiron të kthehet në shtëpi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti si “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat