Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me mallra në Merdare

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me mallra në Merdare

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast me kontrabandë me mallra në pikën kufitare në Merdare.

Rasti ka ndodhur sot gjatë orës 13:30, pasi Policia për kontroll të vijës së dytë ka selektuar Autoambulancën me targa vendore të cilën e ngiste personi I.I M/K.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme(gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi.

Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat