Prizrenasi godet fqinjin me shufër hekuri, kapen se ku do të futet kombajna në fillim për korrje

Kronikë

Prizrenasi godet fqinjin me shufër hekuri, kapen se ku do të futet kombajna në fillim për korrje

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:07
Ilustrim

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpeshherë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku dy persona janë futur në sherr si pasojë e një debati, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy fqinj, njëri prej të cilëve dyshohet se ka sulmuar tjetrin me shufër të hekurit.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari H.L., e ka goditur viktimën, pasi patën një mosmarrëveshje se në pronën e cilit prej tyre do të futej kombajna në fillim, për korrje.

Për pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencë për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat