24-vjeçarja në Prishtinë denoncon burrin në Polici, ankohet se e sulmoi fizikisht

Kronikë e zezë

24-vjeçarja në Prishtinë denoncon burrin në Polici, ankohet se e sulmoi fizikisht

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që çifti ishin në banesën e tyre në rrugën ‘Hasi’, ku pas një konflikti verbal, 27-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur atë me shuplakë.

24-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici dhe e njëjta nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti do të hetohet në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat