Ia dha identitetin e rrejshëm një të kërkuari nga INTERPOL: 30 ditë paraburgim për zyrtarin e MPB-së

Kronikë e zezë

Ia dha identitetin e rrejshëm një të kërkuari nga INTERPOL: 30 ditë paraburgim për zyrtarin e MPB-së

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se ia ka dhënë identitetin e rrejshëm një të kërkuari nga INTERPOL.

Lajmin për 30 ditë paraburgim e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Njoftimi:

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit D.B për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar

Prishtinë, 20 korrik 2023 - Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, nga neni 414 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 427, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, gjeti se kërkesa e prokurorit është e bazuar, ashtu që marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat