Arrestohet një person në Pejë për vrasje nё tentativë

Kronikë

Arrestohet një person në Pejë për vrasje nё tentativë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Sot në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, është arrestuar një person për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs me targa vendore, pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por që viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

“Njësitet policore, pas njё hetimi tё shkurtër, kanё arritur ta gjejnё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat