Arrestohet një person në Mitrovicë, i gjendet pistoletë, dy maska e shufra metali

Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë, i gjendet pistoletë, dy maska e shufra metali

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë natës një person në Mitrovicë, i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Dëshmorët e 1903” në kohen kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë, dy kapela të zeza (maska), dy shufra metali dhe një shufër druri.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. A., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat