Sulmohet një polic gjatë kryerjes së detyrës

Kronikë

Sulmohet një polic gjatë kryerjes së detyrës

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:52
Policia

Një person është dërguar në mbajtje pasi kishte goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, derisa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij.

Ndërsa më vonë, pasi vetura ishte sekuestruar, ai është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat