Sulmon bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet kaçanikasi

Kronikë

Sulmon bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet kaçanikasi

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit.

Asaj edhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Tutje, Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat