Mosmarrëveshje mes çiftit në Obiliq, burri merr pasaportat dhe ikën në Gjermani

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje mes çiftit në Obiliq, burri merr pasaportat dhe ikën në Gjermani

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, i njëjti e ka marrë çantën me dokumente personale dhe vize gjermane dhe është larguar në drejtim të Gjermanisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vize gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat