Arrestohet 33-vjeçari në Skenderaj dhe dërgohet në burg, ishte i dënuar për lëndim të rëndë trupor

Kronikë

Arrestohet 33-vjeçari në Skenderaj dhe dërgohet në burg, ishte i dënuar për lëndim të rëndë trupor

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia e ka arrestuar P.R dhe e ka dërguar në vuajtje të dënimit pasi ishte i dënuar për ‘lëndim të rëndë trupor’ me burgim prej tre vjetëve.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar 33-vjeçarin në Skenderaj.

“Policia në Skenderaj me datën 24.08.2023 rreth orës 15:30, ka arrestuar një person  për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor””, njofton Policia e Kosovës.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari P.R., 33 vjeçar është dërguar në vuajte te dënimit prej tri (3) viteve burg”, ka njoftuar tutje Policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat