​Ndalohet një person për fajde dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

​Ndalohet një person për fajde dhe armëmbajtje pa leje

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin G.J., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.J., gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal, ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat ti kërkonte nga i dëmtuari M.A., me kamatë prej 10%.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat