Kërcënohet pasi e zë hajnin duke vjedhur në Prishtinë

Kronikë

Kërcënohet pasi e zë hajnin duke vjedhur në Prishtinë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Të mërkurën një person në Prishtinë ka raportuar se në lokalin e tij kishte kapur në flagrancë hajnin duke vjedhur gjësende të ndryshme, si dhe i njëjti e kishte kanosur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 08.11.2023, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij kishte kapur ne flagrance duke vjedhur gjësende të ndryshme si dhe i njëjti e kishte kanosur.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat