Pejë: Këmbësori goditet për vdekje, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Pejë: Këmbësori goditet për vdekje, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Pejë ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet viktima mashkull kosovar është goditur për vdekje nga një veturë që po drejtohej nga i dyshuari kosovar i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu bëri të ditur se ka identifikuar të dyshuarin, i cili për momentin gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat