Dyshohet se një 18-vjeçar ka kryer vetëvrasje në Deçan

Kronikë

Dyshohet se një 18-vjeçar ka kryer vetëvrasje në Deçan

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore, 18-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Nikçi.

Në Kosovë, ditëve të fundit janë raportuar disa vetëvrasje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat