Ngrihen rreth 50 aktakuza gjatë 24 orëve

Kronikë e zezë

Ngrihen rreth 50 aktakuza gjatë 24 orëve

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza kundër 54 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të prokurorit janë ndaluar 15 persona dhe janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 10 persona të tjerë, ka paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale. Në Gjakovë janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa në Mitrovicë, nga Prokuroria themelore janë ngritur tetë aktakuza.

Gjatë këtyre 24 orëve Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur akuza aq sa në Mitrovicë, por kundër 13 personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat